Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, ka paralajmëruar Rusinë se do të përballet me kosto financiare “të jashtëzakonshme”.
Kjo, sipas saj, do të ndodhë në rast se pushton Ukrainën, raporton“Al Jazeera”.
Ky paralajmërim vjen pasi që Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po mbikëqyr stërvitjet e mëdha ushtarake ndërsa Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, është nisur drejt Evropës për të mbledhur mbështetje.
Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ka thënë në Konferencën e Munihut se Moska po përballet me NATO-n, me kërkesa që e di se aleanca nuk mund t’i përmbushë dhe se nuk ka shenja të një tërheqjeje ruse nga kufijtë e Ukrainës.