Edhe në këtë seancë ka pasur përplasje mes ligjvënësve demokratë dhe punonjësve të Gardës në parlamentin e Shqipërisë.
Garda ka bllokur foltoren, kurse deputeti i PD Ervin Salianji ka ndezur tymuese. Pasi e mbajti disa sekonda në duar, e hodhi atë në drejtim të vendit të ministrave.
Më pas ai ka vendosur që të qëndrojë te foltorja dhe të godasë atë në shenjë kundërshtie.
E gjendur përballë kësaj situate, kryeparlamentarja Nikolla ka kaluar direkt në votim dhe seanca u mbyll. Deputetët e PS miratuan projektligjet duke votuar në këmbë./Botapress.info/