Pandemia COVID-19 ka pamundësuar shtrëngimin e duarve në takimet zyrtare. E një gjë e tillë u pa në takimin që ndodhi sot mes Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell me kryeministrin Albin Kurti, raporton Gazeta Botapress.
Nikoqiri i takimit duke tentuar ta përshëndeste Kurtin me bërryl u ngatërrua dhe e përshëndeti me grusht në mënyrë të përsëritur teksa Kurti u hutua dhe u mundua t’ia kthejë në të njëjtën mënyrë.
Kryediplomati Borell dhe shefi i ekzekutivit kosovar u takuan sot në Bruksel në vazhdën e vizitës dy ditore të Kurtit në kryeqytetin evropian.
Borrell i tha sot pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se i ka thënë këtij të fundit se s’ka alternativë tjetër përveç dialogut me Serbinë.
“Rruga evropiane e Kosovës kalon nëpër këtë dialog. Nuk ka rrugë tjetër. Nuk ka alternativë tjetër. Duke arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është mënyra për ta marrë perspektivën evropiane. Prandaj për këtë unë e inkurajova Z.Kurti që të përfshihet në këtë çështje”, tha Borrell./Botapress/