Botapress, 26 Gusht – Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufvca dhe kryeministri Albin Kurti u takuan në Presidencë herët në mëngjes, rreth orës 8. Por edhe ky takim u mbajt pa njoftimin paraprak dhe pa parninë e medieve dhe pas këtij takimi nuk u lëshua asnjë komunikatë për medie nga asnjë prej institucioneve shtetërore, Presidencës, Zyrës së Kryeparlamentarit apo Zyrës së Kryeministrit, shkruan Botapress.
Besohet se në këtë takim, ndër të tjerash është biseduar edhe për situatën me Covid 19 që kohëve të fundit është përkeqësuar tej mase.