Deputetja e VV-së, Shqipe Selimi-Mehmeti, e cila është bashkëshortja e Rexhep Selimit, nuk e ka votuar sot Donika Gërvallen për kryetare të Kuvendit të Kuvendit.
Në seance e sotme, Selimi nuk ka marrë pjesë fare në procesin e votimit për Donika Gërvallen për kryetare të Kuvendit.
Në pamjet që shihen nga Kuvendi, deputetja e VV-së nuk i shikon fare kolegët e saj derisa votonin për Gërvallën.
Gazeta Nacionale ka tentuar të marrë një qëndrim nga deputetja Selimi, por kontakti me të ka qenë i pamundur.
Pse Selimi nuk e votoi Gërvallën?
Duket se deputetja Shqipe Selimi nuk ia ka harruar fyerjet e rënda që Donika Gërvalla ia kishte bërë dikur bashkëshortit të saj, Rexhep Selimi.
Vite më parë, Gërvalla kishte fjalor të ashpër ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Në veçanti, ajo disa herë e kishte fyer ulët Rexhep Selimin.
Madje, Gërvalla e kishte quajtur Rexhep Selimin njeri të botes së krimit.
Në vitin 2019, disa ditë pasi ishte votuar Qeveria Kurti I, Gërvalla e kritikonte ashpër VV-në që e kishte propozuar Selimin për kryetar të Grupit Parlamentar.
“Nëse mund t’ju besohet informacioneve të mediumeve të ndryshme, Rexhep Selimi qenka propozuar si kryetar i Grupit Parlamentar të VV-së. Ky do të ishte një sinjal shumë i shëmtuar, jo vetëm për faktin që Rexhep Selimi është një prej të dyshuarve të Hagës”, kishte shkruar Gërvalla.
Kurse, në një status të mëvonshme, ajo pretendonte se Rexhep Selimi është njeri i botes së krimit.
“Sa gërditshëm me e pa pikërisht Rexhep Selimin duke folur për shtetin e së drejtës. Fakti më i shëmtuar që as LVV nuk ka arritur të çlirohet tërësisht nga figurat e saj të diskredituara të botës së krimit”, kishte shkruar ajo.



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e