Një incident i rëndë është regjistruar dje në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Dumnicë e Poshtme të Podujevës, ku dy persona dyshohen se kanë sulmuar një qytetar pas një mosmarrëveshjeje.
Ngjarja sipas Sinjalit, ka ndodhur më 22 dhjetor 2025, rreth orës 07:00. Ankuesi, A.O, është paraqitur në Stacionin Policor në Podujevë, duke deklaruar se pas ndalimit të dy automjeteve, është përfshirë në një konflikt me persona që i njeh nga më herët.
Sipas deklarimit, i dyshuari Y.K e ka goditur ankuesin me shuplakë, ndërsa i dyshuari tjetër, J. K, ka tentuar të nxjerrë një mjet të fortë (pajser) nga bagazhi i veturës. Situata, sipas ankuesit dhe dëshmitarëve, është parandaluar nga kalimtarë të rastit që kanë ndërhyrë me kohë.
J. K është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe ka pranuar se e ka goditur ankuesin me shuplakë, por ka mohuar se ka tentuar të marrë mjet të fortë, thonë burimet e Sinjalit.
Në cilësi të dëshmitarit është intervistuar edhe A. O., i cili ka konfirmuar versionin e ankuesit, duke deklaruar se njëri nga të dyshuarit e ka goditur me shuplakë, ndërsa tjetri ka shkuar drejt veturës për të marrë një mjet të fortë, por është ndalur nga qytetarët.
I dyshuari Y. K nuk është hasur në adresën e tij të banimit dhe do kërkohet në ditët në vijim.
Me urdhër të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Sulm”, është urdhëruar ndalimi për 48 orë i të dyshuarve dhe inicimi i kallëzimit penal, ndërsa rasti i është përcjellë njësisë së hetimeve për veprime të mëtejme.



Të tjera
Ekskluzive Lajme
E tmerrshme: ‘Me 4 mijë € shëron autizmin’ – Arianit Sllamniku u jep fëmijëve ilaçe për kafshë
Shkenca moderne po punon çdo ditë
Aktuale
LDK do të marrë një vendim të rëndësishëm me këtë datë
Pas katër orë takim, ka përfunduar
Aktuale
Deliu nga PDK kërkon verifikim të plotë të votave të kandidatëve për deputetë
Blerta Deliu nga PDK ka reaguar