Prokurorja dhe gjyqtari janë përplasur në seancën e sotme ku ish-ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha, po akuzohet për korrupsion.
Në seancën e sotme ka filluar dëshminë dëshmitari Ilir Muqaj, i cili deklaroi se momentalisht është duke punuar në Qeveri, ndërsa pritet të dëgjohet edhe dëshmitarja Blerta Verbovci.
Gjatë deklarimit të dëshmitarit Muqaj kishte edhe një konfrontim verbal në mes prokurores speciale llirjana Tafa Collaku dhe kryetarit të trupit gjykues, Vesel Ismaili lidhur me konstatimet apo jo të deklarimit te dëshmitarit në procesverbal.
Reagon Zafir Berisha: Ramushi punonte në baushtellë në Zvicër kur dikush e sulmonte policinë serbe
Kryetari i trupit gjykues iu drejtua me fjalët “je ka i përsërit fjalët oj prokurore, seriozisht nuk po të kuptoj prokurore”.
Tutje prokurorja Tafa Collaku përsëri kërkoi që t’i lejohet vazhdimi i marrjes në pyetje të dëshmitarit pasi që sipas saj ka ndërhyrje nga kryetari i trupit gjykues dhe nga mbrojtësja e të akuzuarit Gëzim Dushi, avokate Kosovare Krasniqi.
“Unë diktoj jo ti, ti nuk mundesh të merr rolin e gjyqtarit”, deklaroi gjykatësi, Ismaili.
Ndërkaq, mbrojtësja e të akuzuarit Dushi avokate Kosovare Krasniqi e ka kundërshtuar një pretendim të tillë të prokurores e pas kësaj trupi gjykues mori aktvendim përmes së cilit konstatoi se mbrojtësja e te akuzuarit Dushi nuk ka bërë ndonjë pengese në kryerjen e punës se prokurores në ketë seancë. /Betimi për Drejtësi