Një përplasje të ashpër kishte presidenti i Serbisë, Aleksnadër Vuçiq dhe kryetari i Kuvendit, Ivica Daçiq.
Kjo ndodhi në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë, ku u diskutua rreth qëndrimit të Serbisë në situatën rreth Rusisë dhe Ukrainës. Kështu raporton mediumi beogradas, “Blic.rs”.
Sipas kësaj gazete, presidenti serb ka reaguar me zemërim ndaj qëndrimit të Daçiqit, transmeton indeksonline
Vuçiq i tha menjëherë Daçiqit se ishte i vrazhdë dhe nuk pranoi qëndrimet e tija.
Më herët gjatë ditës së sotme në disa media të Beogradit u shfaqën informacione se Qeveria e Serbisë në seancën e djeshme, ku mori pjesë edhe Vuçiq, ka marrë vendim që të mos pranojë propozimin e Bashkimit Evropian që Serbia të dënojë kërcënimin ndaj integritetit territorial të Ukrainës .
Zyra e Presidentit të Serbisë e quajti atë “dezinformim të plotë”.