Ish-gazetari Milaim Zeka, duke folur për reformat në Partinë Demokratike të Kosovës ka thënë se pas pak muajsh këtij subjekti politik pritet t’i bashkangjitet edhe Gent Cakaj.
“Pas disa muajsh Partisë Demokratike të Kosovës pritet t’i bashkangjitet edhe Gent Cakaj” tha Zeka në emisionin ‘Politiko’
Pas këtij lajmi të kumtuar nga Zeka, ka reaguar gazetari Arben Ahmeti i cili ka thënë se diçka e tillë nuk është e vërtetë pasi e ka mik Gent Cakajn dhe e njeh mirë.
Këto komente kanë sjellë një ‘përplasje’ verbale mes tij dhe gazetari Zeka./Botapress/