• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Përplasja pushtet – opozitë për Martin Berishajn që eskaloi në sharje, kush ishin nxitësit?

nga Bota Press
28 Prill, 2022
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Përmendja e emrit të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, nga mediat në Slloveni në kuadër të një skandali të shpëlarjes së parave ka rezultuar më përplasje të mëdha në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në mes të opozitës që kërkon shkarkimin e tij dhe pushtetit që mbron Berishajn duke vënë në pikëpyetje raportimin e mediave në Slloveni me arsyetimin se ka qenë fushatë parazgjedhore.

Madje debati ka eskaluar deri në atë masë, sa që shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, është dëgjuar duke sharë pasi që deputetët e pozitës e pengonin në përpjekjen e tij për të folur dhe për t’iu kundërpërgjigjur ministres Albulena Haxhiu.

Por si nisi gjithçka dhe kush janë autorët e gjithë përplasjes në Kuvend…

Debati në Kuvendin e Kosovës është nxehur pasi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, teksa argumentonte për ta mbrojtur ambasadorin Martin Berishaj, kishte thënë se më kredibil është raporti i Freedom House sesa raportimi i Planet Tv, duke përmendur paragrafin e raportit ku përmenden ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe ish-presidenti Hashim Thaçi si “të lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin”.

“Tash për mua më kredibil është raporti i FH sesa Planet TV dhe për këtë besoj po e dini se për çfarë e kam fjalën. Në raportin e FH u përmenden dy figura të Kosovës që kanë lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar, dolën me konferenca e deklarata për t’i kundërshtuar ato. Mirë që të flisni edhe për këtë raport, sepse po të ishte ndonjë zyrtar i VV’së në atë raport, jam shumë e bindur se çfarë reagime do të kishit”, ka thënë ministrja Haxhiu.

Kjo deklaratë e Haxhiut kishte nxitur reagimin e menjëhershëm të shefit të GP të PDK-së, Abelard Tahiri.

“Është e pabesueshme se deri në çfarë niveli keni shkuar për ta mbrojtë inkriminimin të një zyrtari të lartë të Republikës së Kosovës për shpëlarjen  parave dhe në çështjen e tregtimit të energjisë elektrike. Është e pabesueshme se si ambasadori s’ka arritë me demantu që s’është e vërtetë. E kemi prit një pres konferencë nga ai dhe ta dëshmoj që s’ka gjirllogari në Mal të Zi, që s’është pagu nga GEN-i me bazë në Serbi. Dhe sot me dalë ministrja e Drejtësisë me e justifiku këtë skandal, do ta kisha kuptu heshtjen, por me e justifiku këtë skandal, vërtetë duhesh të jesh në zor të madh”, kishte thënë Abelard Tahiri në replikën e tij ndaj ministres Haxhiu.

Replikë ndaj Haxhiut ka pasur edhe Ramush Haradinaj, i cili ka qenë i shkurtër në fjalën e tij.

“Të nderuar kolegë të VV’së, a po e shihni ku keni mbrri. Ministrja e Drejtësisë është bërë avokate. Sot të paktën ministrja është dashtë me thanë do të zbatohet ligji për z.Berishaj dhe për secilin, a jeni ka e shihni ku keni mbrri”, ka thënë Haradinaj në kundërpërgjigjen e tij.

Pas disa replikave nga disa deputetë të opozitës e pas fjalës së shefes së GP-së të VV’së, Mimoza Kusari-Lila, Konjufca ia kishte dhënë fjalën ministres Haxhiu për ta bërë replikën përfundimtare.

Pasi Haxhiu ishte afruar tek foltorja, Abelard Tahiri bashkë me deputetët e PDK-së kishin filluar të replikonin nga vendi duke mos e lejuar Haxhiun që të fliste.

Haxhiu në reagim e sipër ka përmendur edhe disa “shurdhues” që sipas saj i kishte blerë Abelard Tahiri, dhe më pas duke kaluar në nismën për krijmin e Grupit Hetues Parlamentar.

Pas kësaj, deputetët e PDK’së kishin filluar të krijonin zhurmë duke goditur tavolinat e Kuvendit dhe duke mos e lejuar Haxhiun që të fliste, gjë që ka shfaqur nevojën për ndërhyrjen e Glauk Konjufcës, i cili i kërkonte Haxhiut që të ulej në vend dhe t’i jepej fjala opozitës.

Haxhiu pas pak rezistence me arsyetimin se e ka të drejtën e fjalës dhe se nuk do të lëviz nga vendi, iu bind këshillës së Konjufcës që të ulej në vend.

Pas kësaj, fjalën e kishte marrë Abelard Tahiri, i cili u pengua nga bashkëpartiakët e ministres Haxhiu në të njëjtën formë. Kjo ka çuar edhe në sharje nga Abelard Tahiri, i cili më pas edhe ka kërkuar falje për shprehjen “Ah robtë jau…”, pas tërheqjes së vërejtjes nga kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Më pas seanca ka vazhduar dhe Haxhiut i është dhënë e drejta e fjalës, duke thënë se më shumë i beson raportit të FH sesa raportimit të mediave në Slloveni.

Pastaj ka folur shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, duke thënë se është e turpmshme të tentohet mbulimi i skandalit të Martin Berishajt duke e përmendur Hashim Thaçin i cili ndodhet prej dy vitesh në burg si rezultat i Gjykatës Speciale.

VIDEO KËTU:

Tags: martin berishajOpozitepozite

Të ngjashme

Lajme

Këngëtari i njohur në kërkim nga policia, e rrahu të dashurin e tij pas ndarjes

nga Bota Press
3 Korrik, 2022
Lajme

Rrënqethëse: Një person në Fushë Kosovë e bën gjumin në rrugë

nga Bota Press
3 Korrik, 2022
Lajme

Shkrumb e hi, digjet shtëpia në Pejë, ky dyshohet se është shkaku

nga Bota Press
3 Korrik, 2022
Lajme

Ish-prokurorja e EULEX-it që denoncoi korrupsionin në këtë mision, merr mbi 400 mijë funta nga qeveria britanike

nga Bota Press
3 Korrik, 2022


Lajmet e fundit

  • Këshilltari i kancelarit Schroder dha dorëheqje pasi i quajti “pisa” disa ushtarë, ministri i Kurtit ofendoi veteranët e UÇK-së dhe ende në detyrë
  • Këngëtari i njohur në kërkim nga policia, e rrahu të dashurin e tij pas ndarjes
  • Rrënqethëse: Një person në Fushë Kosovë e bën gjumin në rrugë
  • Shkrumb e hi, digjet shtëpia në Pejë, ky dyshohet se është shkaku
  • Ish-prokurorja e EULEX-it që denoncoi korrupsionin në këtë mision, merr mbi 400 mijë funta nga qeveria britanike

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.