Policia e Kosovës ka konfirmuar plagosjen e dy zyrtarëve policorë, të shtunen në orët e vona në Skënderaj. Njëri polic është plagosur me armë zjarri e tjetri është lënduar me mjete të forta, i përfshirë në këtë rast dyshohet se është edhe ish-nënkryetari i Skënderajt Nuredin Lushtaku bashkë me disa familjarë të tij. Por i njëjti, pas intervistimit është liruar, ka konfirmuar avokati i tij Artan Qerkini.
Sipas banorëve të Skënderajt, mes të dy palëve që janë përfshirë në këtë rast ka pasur probleme edhe më herët