Një përplasje u raportua të ketë ndodhur sot në mes shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi si dhe shefit të kabinetit të kryeparlaemtnarit, Glauk Konjufca.
Kjo përplasje mes Gashit dhe Kërçelit raportohet të ketë qenë me sharje e ofendime nga më të ndryshmet.
E lidhur me këtë kryekuvendari, Glauk Konjufca tha se ndaj Kërçelit pati tentim për sulm fizik.
“Po pati mësymje, pati edhe sharje. Shprehje të cilat s’mund t’i përmend”, tha Konjufca.
Kërçeli ka thënë dje se një deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës për dy vjet ka shpenzuar 10,440 euro para të shtetit për derivate, duke aluduar në Gashin.
Gashi më pas reagoi duke thënë atë kohë s’e kishte ditur se me para të shtetit po i mbuloheshin shpenzimet e udhëtimit dhe se kishte hequr dorë nga kjo pagesë që para 10 vitesh.