Kryetar i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është përplasur me deputetën nga partia e tij, Fitore Pacolli.
Konjufca ia ndali fjalën Fitore Pacollit, pasi mendoi se ajo po prezantonte amandament pas amandamenti.
Vuçiq: Me aplikimin për anëtarësim në BE, Kosova shkeli Marrëveshjen e Uashingtonit
“Zonja Pacolli a po i shpjegoni amendamentet a qysh është puna?”, “Çka je tu bo?”, iu drejtua Konjufca.
“Jo kryetar, sikur ta kisha vëmendjen do ta kuptonit? Unë po sqaroj”, iu përgjigj rreptë Pacolli.
Konjuffca vazhdoi: “Nëse janë prezantime tash për tash që po i bëni apo po i shpjegoni ndryshimet, njëra është?”
Pacolli sërish i replikoi kryeparlamentarit “Unë po tregoj se në ditët e fundit kur administrata e ka trajtu projektligjin, ka gjetur disa gabime teknike, dhe këto po i prezantoj këtu që nuk kanë kaluar në komisione”, tha deputetja e VV-së.
E kryeparlamentari Glauk konjufca sërish e potencoi se shpjegimi i një amandamenti të tillë nuk është i lejueshëm.
“Jo, jo më falni, por nuk është e lejueshme kjo”, tha ai.
Deputetja Pacolli tha se kjo praktikë “Ka qenë e lejueshme në disa raste”.