Pavarësisht se këtyre ditëve është i zënë me fushatë, kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, nuk ka harruar që për të sot është një datë e rëndësishme.
Me anë të një postimi në Facebook, arkitekti i njohur i uroi ditëlindjen nënës së tij, së cilës duket se ia kishte blerë një buqetë me lule.
“Shtëpia pa Nanën nuk e ka ngrohtësinë e vatrës familjare!! Urime ditëlindjën nana ime e dashtun! Të dua sa ska! ”, është përshkrimi që Rama ia ka lënë imazhit të postuar.
Për vetëm pak orë, ky postim i tij ka mbledhur rreth 500 komente me urime nga miqtë dhe ndjekësit e tij.