Kreu i Prishtinës, Përparim Rama, po zhvillon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë qëndrimit atje, ai u takua me Jeremy Long, zëvendësdrejtor në Zyrën për Çështjet e Evropës Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Rama bëri të ditur se biseda me Long u përqendrua te vizioni i tij për zhvillimin e Prishtinës dhe sfidat me të cilat po përballet kryeqyteti nga bllokada e ish-qeverisë Kurti 2.
Postimi:
Sot pata një takim të shkëlqyer me Jeremy Long, Zëvendësdrejtor në Zyrën për Çështjet e Evropës Qendrore ne STATE DEPARTMENT.
Ndava vizionin e Prishtinës për katër vitet e ardhshme dhe theksova vështirësitë serioze me të cilat po përballet Kryeqyteti me Qeverinë Qendrore, veçanërisht bllokimin e vazhdueshëm të buxhetit të qytetit.
Diskutuam gjithashtu për potencialin e madh që kanë kompanitë amerikane për të investuar në Prishtinë, sidomos teksa përgatitemi për Lojërat Mesdhetare 2030. Energjetika alternative dhe projektet e mëdha zhvillimore janë fusha kyçe ku partneriteti mund të sjellë ndikim real.
Prishtina është e hapur për investitorët amerikanë dhe së shpejti do të organizojmë një konferencë të veçantë për të prezantuar mundësitë dhe për të ndërtuar partneritete të reja. 




Të tjera
Aktuale
Votat me postë – KQZ njofton se deri më tani janë aprovuar afër 60 mijë pako
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë
Lajme
MINTI publikon çmimet e derivateve të naftës për ditën e sotme
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe
Aktuale
Selimi: SHBA kanë dhënë mesazh të qartë se Kosova s’është në rrugë të duhur
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit