Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Përparim Rama, është takuar me banorët e fshatit Hajvali.
Para tyre, Rama ka përmendur domosdoshmërinë që Hajvalia të shnderrohet nga zonë rurale në zonë urbane. Rama përmend pesë investime që do t’i bëjë si kryetar i Prishtinës – të cilat kanë shumë rëndësi për banorët e Hajvalisë.
Shkrimi i plotë nga Përparim Rama:
Hajvalia nga zona rurale duhet të shndërrohet në atë urbane sepse Prishtina po rritet e Hajvalia po zhvillohet.
Kisha nderin të takoj banorët e Hajvalisë, me të cilët diskutuam për problemet që kanë dhe për hapat që duhet të ndërmerren për zgjidhjen e tyre.
Në Hajvali duhet të investohet në aspektin e shëndetësisë, shërbimeve publike, ekonomisë dhe kulturës.
- Hajvalia ka nevojë për zgjerimin ose ndërtimin e një objekti të ri të qendrës familjare, sepse aktualja nuk i përmbush nevojat e qytetarëve.
- Një kolektor është shumë i nevojshëm.
- Në aspektin ekonomik duhet që qytetarët të ndihmohen me subvencione, pasi që ka shumë biznese të ndryshme që e zhvillojnë veprimtarinë e tyre këtu, e kjo do të mundësoj edhe punësimin e të rinjve.
- Duhet më shumë hapësira për të moshuarit dhe hapësira rekreative për fëmijë.
- Në shkolla kemi idenë të krijojmë kurrikulën mësimore nga ora tetë deri në një dhe ndërrimi tjetër nga ora një deri në katër. Duhet të përfshihen më shumë aktivitete nëpër shkolla, të krijojmë sallën e sportit, qendrën kulturore dhe të krijojmë kuadro të mirëfillta për popullin.
Taksat duhet të shfrytëzohen për të mirën e këtij vendi dhe këtij qyteti!
Falendëroj Naser Ramadanin për organizim e këtij takimi!
💙Të gjithë së bashku për Prishtinën me karakter unik në botë🤍
#PR4PR
#Prishtina
#PerparimRama
#PerPrishtinenPraktike
#DashniPerPrishtinen