Përparim Rama përplaset me Dimal Bashën: Të paaftë dhe manipulues

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka thënë se Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, po manipulon me reagimin që bëri ku kritikoi Qeverinë në detyrë lidhur me aksidentin me fatalitet në Autostradën “Ibrahim Rugova”.

Basha ka thënë se autostrada ka qenë e pastruar nga dheu në momentin e aksidentit.

Rama i është kundërpërgjigjur Bashës. Ai e ka etiketuar në postimin e tij në Facebook, ku i ka thënë se janë “të paaftë dhe manipulues”

“Dimal Basha jeni të paaftë dhe manipulues! Jeni fatkeqësia e këtij vendi. Pikë”, ka shkruar Rama.

Rama më herët ka quajtur qeverinë Kurti “Qeveri e propagandës, e kontratave njëburimore dhe e tragjedive që mund të parandaloheshin”.

Të tjera

Lajme

Përparim Rama përplaset me Dimal Bashën: Të paaftë dhe manipulues

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal

Aktuale

Numërimi i votave të diasporës, Vetëvendosje sërish kalon në 52 mandate

Lëvizja Vetëvendosje ia ka marrë sërish

Aktuale

Rritet interesimi i të rinjve për FSK, 234 aplikime për 44 vende

Interesimi për karrierë ushtarake në Forcën