Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar për nder të presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.
Ai ka thënë se Rugova ishte arkitekti i një ideje politike që buronte nga uniteti dhe besimi i palëkundur në lirinë si e drejtë natyrore e njeriut dhe e kombit.
“Në ditën e tij të lindjes, rikthehemi jo vetëm te figura historike, por te domethënia e vizionit të tij që tejkalon kohët. Ibrahim Rugova ishte arkitekti i një ideje politike që buronte nga uniteti dhe besimi i palëkundur në lirinë si e drejtë natyrore e njeriut dhe e kombit”.
“Kjo është arsyeja pse trashëgimia e tij nuk është vetëm historike, por edhe institucionale dhe filozofike. Sot, nderimi për të është edhe përgjegjësi për ne, ta ruajmë shtetin si vlerë, lirinë si amanet dhe paqen si orientim të përhershëm”, ka shkruar Rama. /Gazeta Express



Të tjera
Aktuale
Pezullohet drejtori i një shkolle në komunën e Gjakovës, dyshohet se ngacmoi seksualisht një 17-vjeçare
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka
Aktuale
Policia apelon për kujdes ndaj mesazheve mashtruese në emër të bankave
Policia e Kosovës, i është drejtuar
Aktuale
Ish-nënkryetarja e LDK-së i bashkohet ekipit të Kurtit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka