Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar klubin e futbollit të vajzave Prishtina. Rama ka thënë se për herën e parë vajzat e kanë fushën e tyre të futbollit.
“Për herë të parë në Kosovë, vajzat kanë fushën e tyre të futbollit. Kënaqësi e jashtëzakonshme me pa entuziazmin e vajzave në momentin e pranimit të terrenit të futbollit në Bardhosh”, ka shkruar Rama.
Rama është zotuar se kryeqyteti do të vazhdojë përkrahjen, duke shtuar se fusha e futbollit është mundësi për barazi.
“KFV Prishtina, që nga dita e parë, i ka hapur dyert për vajzat e kryeqytetit nga 5-vjeçaret e deri te senioret pa asnjë pagesë dhe Ne, si Kryeqyteti, vazhdojmë t’i përkrahim. Kjo fushë është më shumë se sport: është barazi, është mundësi dhe është premtim për një gjeneratë vajzash që rriten të gatshme të arrijnë majat”, ka shkruar Rama.



Të tjera
Lajme
E dhimbshme: Vdes papritur 48-vjeçari gjatë një varrimi në Prizren
Një rast i hetimit të vdekjes
Ekskluzive Lajme
Dosja Epstein, dalin dokumente të reja me akuza kundër Trumpit
Dokumentet e FBI-së në lidhje me
Lajme
Sa pritet të zgjasë lufta kundër Iranit, tregon ushtria amerikane
Sulmi amerikano-izraelit në Iran ka hyrë