Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e LDK’së, Përparim Rama, e ka uruar 245 vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Rama, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka shprehur mirënjohjen e tij për kontributin e SHBA’së në shtetndërtimin dhe paqeruajtjen në Kosovë.
“Gëzuar, 4 korrikun, Amerikë! Thellësisht mirënjohës për gjithë kontributin në rrugën tonë drejt lirisë dhe shtet ndërtimit!”, thuhet në postimin e tij.
Ndryshe, Rama ka shpallur kandidaturën e tij si kryetar për kryeqytetin për zgjedhjet komunale të 17 tetorit.