Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, është takuar mëngjesin e së dielës me pensionistët e kryeqytetit, ku kanë diskutuar për hallet e tyre të përditshme, të cilat Rama u zotua se do t’i zgjidh menjëherë.
Në shkrimin e tij, Përparim Rama, tregon se me pensionistët shkëmbyen rrëfime mbi Prishtinën e Vjetër, këtë të tanishmen dhe Prishtinën që duan ta shohin ata.
Rama mori këshilla për përmisimin e jetës së banorëve të kryeqytetit.
Shkrimi i plotë:
Nevoja të shumta, të ardhura të pakta!
Sot u takova me pensionistët e qytetit tonë. U kënaqa duke dëgjuar secilën histori personale që kishin përjetuar në Prishtinën e Vjetër dhe Prishtinën e sotme. U rrethova me njerëz që më propozuan ide duke u bazuar në ato se çka u ka munguar në rininë e tyre dhe çka u mungon tash, u këshillova si një fëmijë nga prindi.
Biseduam për kushtet e pensionistëve të qytetit tonë, ata shprehën pakënaqësitë për gjendjen në të cilën ndodhen, disa prej tyre pensionet i kishin të vetmet të ardhura për jetesë. Problemet me të cilat përballen ata kërkojnë zgjidhje të menjëhershme
Ne duhet të krijojmë një reformë më të mirë pensionale!
#PR4PR
#Prishtina
#PerparimRama
#perPrishtinenePerjetimeve