Para pak minutash ka ndodhur një ngatërresë mes disa personave te Santea në Prishtinë, ku si pasojë e një përleshjeje ku u përdorën edhe mjetet e mprehta, dyshohet se një person ka mbetur i therur me thikë.
Burimet e Gazetës kanë bërë me dije se lidhur me rastin janë arrestuar tre persona të dyshuar, teksa viktima është dërguar me urgjencë në spital.
Presidetja Osmani i thërret në takim partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve
Gazeta ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje, mirëpo të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.
Gazeta do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin./Botapress.info/