Pas një moti relativisht më stabil, në ditët e fundit, në fundjavë sërish është rikthyrt moti dimëror, me ç’rast gjatë ditës së shtunë ka reshje bore të vazhdueshme të përziera edhe me shi.
Moti për ditët në vijim:
6.03 – Ftohtë, kryesisht vranët, kohëpaskohe me reshje të dobëta bore, që gjatë ditës në vise të ulëta përzien edhe me reshje shiu.
7.03 – Kryesisht me vransira dhe ftohtë. Kohëpaskohe priten të reshura shiu dhe bore, derisa gjatë mbrëmjes të shndërrohen në borë.
8.03 – Shumë ftohtë, kryesisht me vransira, e kohëpaskohe priten mundësi edhe për reshje të dobëta bore.
9.03 – Shumë ftohtë, vransira dhe intervale me diell gjatë ditës. Herë herë me reshje lokale bore.
Temperaturat në rënie të ndjeshme nën vlera mesatare. Minimalet në fundjavë zbresin deri në -2 e 0C, e javën e ardhshme edhe deri në -4C e -7C. Rënie pësojnë edhe maksimalet në 3C e 4C në fundjavë, e ditën e martë edhe në 0C.
Erërat do të fryjnë të lehta dhe mesatare kryesisht nga verilindja 3-10m/s.Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale./Botapress.info/