• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Përgjimet, vjen reagimi i Këshillit Prokurorial të Kosovës

nga Bota Press
4 Gusht, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka bërë të ditur se kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, në kuadër të kompetencave ligjore, ka parashtruar sot në KPK kërkesë për inicim të procedurës disiplinore ndaj një prokurori të kësaj prokurorie që ka të bëjë me audio-incizimet e publikuara në media.

Në një njoftim për media thuhet se KPK, në kuadër të kompetencave ligjore, do ta trajtojë këtë kërkesë të kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, duke themeluar panelin hetimor i cili është kompetent për të trajtuar shkeljet e pretenduara.

KPK thotë se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për ta trajtuar këtë rast dhe njëherësh njofton tërë opinionin publik dhe institucionet e pushtetit ekzekutiv se nuk do t’i nënshtrohet asnjë lloj presioni apo tentim-ndikimi nga jashtë, por veprimet e veta gjithnjë do të jenë në përputhje me kompetencat që ia garanton Kushtetuta dhe ligji.

Ndryshe, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar sot se publikimi i përgjimeve në disa media, ku pretendohet se një prokurore e krimeve të rënda tenton të shtrij ndikimin e saj në një rast të një personi, është cenimi më i rëndë dhe skandali më i madh në sistemin e drejtësisë.

Ajo ka kërkuar që të ketë reagim shoqëror për këtë rast, derisa nga Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial ka kërkuar që të ndërmarrin masa adekuate përbrenda kompetencave të tyre ndaj këtij rasti.

Ajo tha se publikimi i përgjimeve të tilla dëshmon se nuk është i përfshirë vetëm i shkarkuari i djeshëm, ish-drejtori i Njësisë për Inteligjencë Financiare, por tha se bëhet fjalë edhe për prokuror të departamentit të krimeve të rënda përbrenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë, gjyqtar të Gjykatës së Apelit të departamentit për krime të rënda, e flitet për emra duke nisur edhe nga kryeprokurori i shtetit./Botapress/

Tags: Këshilli Prokurorial i Kosovës

Të ngjashme

Botë

Rusia sulmon Kievin me raketa

nga Bota Press
1 Qershor, 2023
Lajme

Butrint Imeri marton vëllain, pamje nga dasma madhështore

nga Bota Press
1 Qershor, 2023
Lajme

Tasholli: Kurti siklet e ka vetën e jo Kosovën

nga Bota Press
1 Qershor, 2023
Lajme

Bledi krahason Kurtin me Nitën, i quan të dy mosmirënjohës

nga Bota Press
1 Qershor, 2023


Lajmet e fundit

  • Rusia sulmon Kievin me raketa
  • Kurti merr vendimin që nuk e priti askush, ka të bëjë me Veriun
  • Takimi Osmani-Vuçiq, Borrell ndan detaje: Diskutuam për situatën e rrezikshme në veri
  • Butrint Imeri marton vëllain, pamje nga dasma madhështore
  • Tasholli: Kurti siklet e ka vetën e jo Kosovën

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.