Foto ilustrim/Ky është autori i sulmit në xhaminë tek “Rruga e Kavajës”. 34-vjeçari Rudolf Nikolli hyri në xhami dhe qëlloi me thikë duke plagosur pesë persona.Tmerr në xhaminë e Tiranës, një person futet brenda dhe ther me thikë 5 besimtarëEMRAT e të plagosurve/ I riu nisi sulmin brenda xhamisë dhe vazhdoi jashtë, si e neutralizuan kalimtarët
(E plotësuar 16:14) – Policia ka dhënë informacione lidhur me 5 personat e plagosur pak më parë brenda xhamisë Dine Hoxha, në Tiranë.
“Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë në lidhje me 5 persona të plagosur ju bëjmë me dije inicialet e tyre :
K., rreth 35 vjeç, S. P., rreth 22 vjeç, M. K., rreth 24 vjeç, K. J., rreth 26 vjeç dhe A. T., rreth 23 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën,” njofton policia.
Rudolf Nikolli, 34 vjeç, nga Burreli është autori që kreu sulmin brenda xhamisë te rruga e Kavajës.
“Rreth orës 14:30, në Rrugën e Kavajës, një shtetas është futur në ambientet e një kulti fetar (xhami) dhe në rrethana ende të paqarta ka plagosur me mjet prerës 5 shtetas.
Falë reagimit profesional dhe të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur neutralizimi dhe prangosja e autorit të dyshuar, shtetasi Rudolf Nikolli 34 vjeç, nga Burreli, i cili po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Goditi 5 persona me thikë, autori ishte person në kërkim kishte therur më parë edhe…
Autori i sulmit të sotëm në xhaminë “Dine Hoxha” tek “Rruga e Kavajës” rezulton me precedentë penalë.
34-vjeçari Rudolf Nikolli ishte shpallur në kërkim nga policia rreth një muaj më parë pas një sherri tek terminali i autobusëve.
Më 11 mars dy të rinj nga Mati janë përfshirë në një konflikt verbal me njeri- tjetrin e më pas 34-vjeçari Rudolf Nikollaj ka plagosur me thikë në këmbë 32- vjeçarin Robert Kurti. I plagosuri u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa autori u shpall në kërkim. Pra bëhet fjalët pikërisht për këtë person që sot fut brenda një objekti të kultit duke goditur me thikë besimtarër që po faleshin dhe ndërsa nuk ngurroi të kërcënonte dhe të godiste dhe personat jashtë xhamisë
EMRAT e të plagosurve/ I riu nisi sulmin brenda xhamisë dhe vazhdoi jashtë, si e neutralizuan kalimtarët
Gazeta Shqip ka mësuar detaje të reja lidhur me ngjarjen që tronditi ditën e sotme kryeqytetin.Një 34-vjeçar sulmoi me thikë të pranishmit brenda në xhaminë Dine Hoxha tek rruga e Kavajës.Burime për Shqip bëjnë me dije se njëri prej 5 të plagosurve është qëlluar tek trotuari përballë xhamisë.Kanë qenë kalimtarët ata që e kanë neutralizuar pasi kanë parë skenat e tmerrshme.Të plagosurit janë: Donald Koçi,Mariglen Konja,Kleon Jaupaj,Anri Tola,Saba Peposhi
Policia ka dhënë informacione lidhur me 5 personat e plagosur pak më parë brenda xhamisë Dine Hoxha, në Tiranë.
“Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë në lidhje me 5 persona të plagosur ju bëjmë me dije inicialet e tyre :
K., rreth 35 vjeç, S. P., rreth 22 vjeç, M. K., rreth 24 vjeç, K. J., rreth 26 vjeç dhe A. T., rreth 23 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën,”
“Shumë agresiv, qëllonte këdo që i dilte para”, detaje nga sulmi në xhami
Dyshohet se 34-vjeçari Rudolf Nikolli vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ky është konkluzioni paraprak, referuar sjelljes së tij në polici.
Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se 34-vjeçari ka dhënë vetëm gjeneralitetet dhe më pas komunikimi ka qenë kaotik. Ndërkaq sa i përket sulmit, mësohet se Nikolli ka qëlluar këdo që i dilte para dhe tentonte ta ndalonte.