Përgatitën shitjen e tokës në vlerë rreth 1 milion euro, arrestohet edhe personi i tretë

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, ka arrestuar sot personin me inicialet S.K., si pjesë e hetimeve mbi pretendimet për shitjen e rreth 10 hektarëve tokë në vlerë rreth një milion euro në Suharekë.

LEXO EDHE KETE

Dyshohet për të shtëna me armë pas një aksidenti te rruga ‘B’, pamje nga arrestimi (VIDEO)

Po për të njëjtin rast më 12.07.2022 ishin arrestuar edhe dy persona, shtetas të Serbisë, nën dyshimet se në bashkëkryerje kishin kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Legalizim i përmbajtjes se rreme” dhe “Mashtrim” duke falsifikuar letërnjoftimin e një personi, gjithashtu shtetas i Serbisë, respektivisht duke vendosur fotografinë e vet në letërnjoftim te personit tjetër, e të njëjtin duke e shfrytëzuar dhe pretenduar shitjen e disa pronave në një zonë në Komunën e Suharekës.

Personi i arrestuar sot, pas intervistimit në prezencë të mbrojtësit, me aktvendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.

Hetimet lidhur me rastin do të vazhdojnë në drejtim të arrestimit të personit të katërt dhe eventualisht personave tjerë të përfshirë në këtë rast./Botapress.info/

ngjashme