I Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, është deklaruar pas takimit të gjatë me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, dhe pesë të Dërguarit tjerë ndërkombëtarë.
Në një konferencë për media menjëherë pas takimit, Lajçak tha se vetë ardhja e delegacionit, të cilin e quajti të fuqishëm, të BE-së dhe SHBA-së, është sinjal që janë të përkushtuar në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Tutje Lajçak tha se takimi nuk ishte i lehtë, por ishte i sinqertë dhe i hapur, teksa bëri me dije se bashkë me pjestarët tjerë të delegacionit tashmë do të vazhdojnë për në Beograd.