Mbledhja e Këshillit të Sigurisë e cila u mbajt pas situatës së krijuar në veri të vendit, ka përfunduar.
Pas situatës së krijuar në dy pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thirrur mbledhje të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.
Ndërkaq, zyrtarët më të lartë të shtetit dhe pjesëmarrësit e tjerë në këtë këshill tashmë janë larguar nga ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.
Askush nuk ka folur pas kesaj mbledhje dhe nuk dihet cilat vendime u moren ne kete takim, raporton Botapress.