Kanë mbërritur në Shqipëri 16 refugjatët e parë që do të strehohen në kampin e ngritur nga Italia pas marrëveshjes Rama-Meloni.
Ata janë shtetas nga Egjipti dhe Bangladeshi, të cilët u sollën në vendin tonë nga anija e Marinës italiane Libra.
Ndërkohë në pritje të refugjatëve kanë dalë edhe disa aktivistë të shoqërisë civile të cilët kanë shpalosur banderolën “Përfundon këtu ëndrra evropiane”.
Në posterat e tyre duket edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me kryeministrja italiane Giorgia Meloni të veshur si policë.

Sipas marrëveshjes, në kampin e Gjadrit do të strehohen vetëm meshkuj, të cilëve do t’u verifikohet kërkesa për azil, e nëse do t’u miratohet do të dërgohen në Itali, në të kundërt do të kthehen në vendet e origjinës.

Të martën, kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni ka mbrojtur marrëveshjen me Shqipërinë në Kuvend.
“Italia ka dhënë një shembull të mirë duke nënshkruar protokollin Itali-Shqipëri për të trajtuar kërkesat për azil në territorin shqiptar, por nën juridiksionin italian dhe europian. Dy objektet sipas protokollit, Qendra Shëngjin dhe Gjadër, janë tashmë gati dhe funksionale. Është një rrugë e re, e guximshme, e paprecedentë, por që pasqyron në mënyrë të përsosur frymën evropiane dhe që ka të gjitha kushtet për një rrugë të mirë për të ndjekur edhe me vendet e tjera jashtë BE-së. Gjithashtu falënderoj sërish kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe gjithë qeverinë e tij që besuan bashkë me ne mirësinë dhe efektivitetin e kësaj nisme”, tha Meloni.



Të tjera
Aktuale
Vjosa Osmani hap fushatën e LDK-së me thirrje për unitet kombëtar dhe rikthim te Rugovizmi
Me një fjalim të mbushur me
Aktuale
Abdixhiku flet për Ministrinë e Familjes: 1 vit nga 200 euro në muajt për çdo të porsalindur
“Ne do ta bëjmë shtetin krah
Lajme
Abdixhiku premton se nuk do të jetë asnjë pension më pak se 300 euro
Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike