Ka përfunduar tashmë bastisja e Ekipeve Speciale në banesën e ish-këshilltarit të ish-presidentit Thaçi, Adil Behramaj.
Këtë e konfirmoi para pak çastesh në një prononcim për media, avokati i tij, Artan Qerkini.
“Sot me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake të Dhomave të Specializuara është bastisur banesa e zotit Adil Behramaj në lidhje me një pretendim të Prokurorisë së Specilalizuar për një vepër penale e cila sipas tyre është brenda juridiksionit të Dhomave të Specializuara.
Mbrojtja e ka parë vendimin, e ka bërë një vlerësim fillestar të tij. Mendojmë se ky vendim në disa pika është i përfshirë në shkelje kushtetuese mirëpo ne këto çështje do t’i adresojmë në momentin e duhur procedural”, ka thënë ndër tjerash Qerkini.
Para mediave doli edhe vet Behramaj, por që shtoi se po rezervohet nga komentimi, duke ia kaluar fjalën më pas përfaqësuesit të tij ligjor.