Një punëtori që merret me prodhimin e mobileve në rrugën ‘Rrustë Kabashi’ në Prizren është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme.
Burimet e Gazetës brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, të cilat sipas pronarit të punëtorisë kapin vlerën e mbi 60 mijë eurove.
E tmerrshme: Dy të mitur zhveshin dhe fotografojnë një 7-vjeçare në një shkollë në Istog
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente, me ç’rast zjarrfikësit kanë arritur që të lokalizojnë dhe ta fikin në tërësi zjarrin që kishte kapluar objektin i cili është i ngjitur me shtëpinë e ankuesit. Përpos dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar.
Ndërkohë, sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen zjarrfikësit teksa intervenojnë për të shuar zjarrin. /Botapress.info/