Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe të tjerë janë plagosur pasi një autobus u përfshi nga zjarri në një qytet në perëndim të Zvicrës, sipas policisë.
Ngjarja ndodhi të martën në mbrëmje në Kerzers – i njohur në frëngjisht si Chiètres – në kantonin e Fribourgut, rreth 20 km (12 milje) nga kryeqyteti, Berni, raporton BBC.
Policia kantonale e Freiburgut në konferencë për media ka konfirmuar vdekjen e 6 personave, ndërsa ka thënë nga pesë të lënduarit tre janë në gjendje të rëndë. Një nga të lënduarit kishte shkuar për të ndihmuar. Sipas, policisë ka dyshime se zjarri ishte shkaktuar qëllimshëm, transmeton “20 Minuten”.
Dëshmitarë kanë thënë se një person ia ka vënë zjarrin vetes brenda autobusit. Policia tha se është në dijeni për këtë hipotezë, por s’ka konfirmuar.
Po ashtu në pyetjen nëse ishte sulm terrorist, Policia ka thënë se nuk mund të japë detaje ndërsa po vazhdohen hetimet.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar