Në orët e vona të së mërkurës në Rrugën C në Prishtinë është djegur një veturë.
Në pamjet e siguruara nga Indeksonline shihet se makina është kapluar nga zjarri, ku përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.
Gjithashtu shihet se policia ishte në vendin e ngjarjes duke e hetuar rastin.