Performanca katastrofale e himinit të Britanisë së Madhe, kritikohet këngëtarja italiane

Nuk ndalen polemikat në në lidhje me performancën e këngëtares Ellynora në stadiumin “Maradona” në lidhje me performancën e saj për Himnin e Britanisë së Madhe.

Në rrjetet sociale ajo ka marrë njën lumë kritikash nga anglezët pas interpretimit të tekstit “God Save the King”.

Sipas mediave, performanca e saj ishte katastrofike ndërsa edhe në pamjet direkte duket qartë nervozizmi i këngëtares italiane që nuk arriti ta interpretonte në mënyrën e duhur.

Pas ndeshjes, vetë këngëtarja shpërtheu në lotë duke kërkuar falje. “Jam e zemëruar për atë që ndodhi sepse doja ta interpretoja në mënzrë perfekte por nuk ishte për fajin tim. U kërkoj falje të gjithë tifozëve anglezë. Jam e shkatërruar për atë që ndodhi”, thekson Ellynora.

ngjashme