Përfitimet e papritura nga nafta dhe gazi, ja pse Norvegjia po portretizohet si djall

Me mungesën e gazit natyror, Evropës si kurrë më parë i duhet Norvegjia. Më shumë se shtatë muaj pas luftës në Ukrainë, vendi skandinav është gjithnjë e më shumë vendi qendror për sigurinë energjetike të Evropës.

Norvegjia, jo Rusia, është tani furnizuesi kryesor i gazit natyror të Bashkimit Evropian, transmeton Insajderi

Vendet evropiane po llogarisin në karburantin norvegjez për t’i kaluar muajt e dimrit, duke rritur eksportin në vend.

LEXO EDHE KETE

Refuzojnë, sabotojnë, dezertojnë luftën në Ukrianë!, A mund të pritet një “kryengritje”‘ushtarake kundër Putinit?

Nuk ka dyshim se pasojat e luftës po e bëjnë Norvegjinë më të pasur. Por, megjithatë, Oslo po përballet me kritika të forta nga kontinenti se të ardhurat e saj të papritura nga nafta dhe gazi përbëjnë përfitime lufte. Oslo pret të sjellë rreth 109 miliardë dollarë nga sektori i naftës këtë vit – 82 miliardë dollarë më shumë se në vitin 2021.

Ndryshe, shpërthimet që dëmtuan tubacionet e Rusisë Nord Stream nuk çuan në një krizë furnizimi sepse BE-ja kishte ndërprerë varësinë e saj nga gazi rus.

Pse Norvegjia po portretizohet si djall?

Kritikët i quajnë të turpshme të ardhurat marramendëse të Norvegjisë nga energjia.

Kryeministri i Polonisë i ka kërkuar Norvegjisë që të ndajë fitimin e saj “të tepërt” me Ukrainën, duke akuzuar Oslon se në mënyrë indirekte “pret” konfliktin.

Kompanitë amerikane, gjithashtu, janë kritikuar për përfitime masive nga shitjet e gazit natyror në Evropë. Por përfshirja e thellë e qeverisë norvegjeze në industrinë e naftës dhe gazit – dhe fakti që ato janë në vendin fqinj – e bën situatën e Norvegjisë më të vështirë, transmeton Insajderi.

Zyrtarët norvegjezë kanë hedhur poshtë pretendimet për përfitime. Ata thonë se çmimet e larta vijnë si rezultat i pashmangshëm i mungesës së tregut. Derisa, tregojnë mbështetje për BE-në, sanksionet, ndihma ushtarake për Ukrainën dhe përpjekjet e saj për t’u siguruar vendeve evropiane gazin.

Të enjten, Brukseli dhe Oslo thanë se kishin rënë dakord të “zhvillojnë së bashku mjete” për të stabilizuar tregjet e energjisë dhe “të ulin çmimet tepër të larta në një mënyrë kuptimplote” – por nuk thanë se çfarë do të përfshinte kjo.

“Nuk është faji ynë që Putini po bën këtë luftë energjetike në Evropë. Por ne mund të vendosim se çfarë duam të bëjmë me atë që fitojmë nga kjo” – tha Lan Marie Nguyen Berg, një anëtar i parlamentit që përfaqëson Partinë e Gjelbër Norvegjeze.

E.U ka rënë dakord për një taksë për disa prodhues të energjisë dhe një “kontribut solidariteti” nga kompanitë e karburanteve fosile, para që do të përdoren për të zbutur ndikimin e çmimeve të larta të energjisë elektrike te konsumatorët brenda BE-së. Disa shpresojnë që Norvegjia, e cila nuk është një anëtare e BE, do të vendosë të bashkohet ose të punojë me bllokun për masa të tjera, të tilla si kufizimi i çmimit të gazit.

Edhe disa norvegjezë do të donin ndihmë

Biseda për përfitimin e luftës nuk po pëlqehet shumë edhe nga qytetarët norvegjezë, të cilët do të donin ndihmë gjithashtu.

Nga Stavanger, jo shumë larg nga vendi ku tubacionet transportojnë gazin në Evropë, Ingunn Johannessen, një shitëse e pajisjeve për peshkim, po shqetësohet shumë për dimër.

Që nga viti 1851, familja e Johannessen ka drejtuar një dyqan të vogël të përgjithshëm, duke shitur ushqime, mjete peshkimi dhe vegla në fshatrat përgjatë Fjordit.

Sipas saj, çmimet e ushqimin dhe energjisë janë tejet të larta, derisa thekson se më mirë ia ka dalë mbanë gjatë pandemisë.

“Jam shumë e shqetësuar lidhur me faturat e energjisë elektrike,” tha ajo.

Qeveria norvegjeze ka dhënë 2.3 miliardë dollarë për uljen e çmimeve të energjisë elektrike, sipas një vlerësimi nga Bruegel, një institut me bazë në Bruksel, duke paguar 90 për qind të faturave që janë të një çmimi të caktuar./Botapress.info/

ngjashme