Shteti i Kroacisë ka lëshuar 5860 leje pune dhe qëndrimi për shtetasit e Kosovës nga 1 janari deri më 30 nëntor sivjet.
Kosovarët janë të shtatit sa i përket numrit të lejeve të punësimit dhe qëndrimit në Kroaci në këtë periudhë, pas Bosnjë-Hercegovinës me mbi 30 mijë, Nepalit, Serbisë, Filipineve, Indisë e Maqedonisë së Veriut, shkruan KOHA.
Kroacia ka lëshuar 160 mijë leje pune dhe qëndrimi, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme.
Nga to, 76 mijë e 700 lidheshin me punësimin e ri, 64 mijë për zgjatje të lejeve ekzistuese e rreth 20 mijë leje për punë sezonale. Zagrebi është qendra kryesore me lëshimin e lejeve.



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e