• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Për një “R”, në RTK u keqpërdorën 372 mijë euro

nga Bota Press
7 Tetor, 2021
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Në vend të KRU “Pastrimi”, Radio Televizioni i Kosovës i pagoi për rreth 5 vjet, mbi 372 mijë euro kompanisë “Pastimi”.

“Pastimi”, nuk ishte KRU “Pastrimi”, i mungonte në emërtim shkronja “R”, e mjaftueshme për të përfituar pagesa mujore deri në 8 mijë euro, për shërbimet që nuk i ka kryer asnjëherë.

Kështu është bërë e ditur në mbledhjen e sotme të Komisionit parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere, në të cilin ka raportuar edhe drejtori i RTK-së Ngadhnjim Kastrati.RTK ka derdhur para në xhirollogarinë e kësaj kompanie duke pretenduar se është duke i paguar faturat kompanisë rajonale, KRU “Pastrimi”.

Drejtori gjeneral i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati ka thënë se kjo kompani ishte regjistruar në sistem nga një punëtor i RTK-së i cili tashmë është dënuar për veprimin.

Drejtori i RTK-së ka theksuar se kjo ka nisur në vitin 2008 dhe ka zgjatur rreth pesë vite.

“Një punëtor tek ne e ka regjistru një kompani, “Pastimi”, pa ‘r’ dhe në mënyrë të vazhdueshme RTK ka derdh para, deri sa është evidentuar. Dëmi është diku rreth 372 mijë euro. Pala me sa e di është dënuar por ne jemi dëmtuar”, tha ai.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani shprehi shqetësime se si një gjë e tillë ka vazhduar pa u vërejtur nga zyrtarë të tjerë të cilët kanë nënshkruar kontratat.

Ndërsa, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha se është absurde që kjo të mund të vazhdojë për disa vite me radhë pa u vërejtur.“Një gjë e tillë mundet me vazhdu për 3 muaj, hajde 6 muaj por për 4-5 vjet është absurde. Diku rreth 7-8 mijë euro në muaj është shumë pa u vërejt”, tha ai./Botapress.info/

Tags: TV RTK

Të ngjashme

Botë

“Vuçiq ik”, pamje nga protesta masive në Beograd kundër regjimit aktual

nga Bota Press
3 Qershor, 2023
Ekskluzive

Rrëfehet ish-deputeti Fetah Berisha, Ia lirova vendin Ukshin Hotit për kryetar të degës së LDK-së në Rahovec (Video)

nga Bota Press
3 Qershor, 2023
Kosovë

Ish-deputeti i Kuvendit kritika LDK-së: Përse duhet ta lëshoj kuvendin saherë e lëshon PDK-ja?

nga Bota Press
3 Qershor, 2023
Kosovë

Fetah Berisha: Është e turpshme dhe e pandershme si nuk iu gjetë askush afër Rugovës, as ushtarakët

nga Bota Press
3 Qershor, 2023


Lajmet e fundit

  • E turpshme: Kërcënohet e ofendohet rëndë deputetja e PDK-së: “Ruju, sa të vij për pushime, kam me të pre me gjithë familje”
  • Brukseli e mbështet “planin e qartë” të OSBE’së për zgjedhje në Veri
  • “Vuçiq ik”, pamje nga protesta masive në Beograd kundër regjimit aktual
  • Rrëfehet ish-deputeti Fetah Berisha, Ia lirova vendin Ukshin Hotit për kryetar të degës së LDK-së në Rahovec (Video)
  • Ish-deputeti i Kuvendit kritika LDK-së: Përse duhet ta lëshoj kuvendin saherë e lëshon PDK-ja?

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.