Botapress, 21 Korrik – Kanë qenë më të zëshmit kundër përdorimit apo keqpërdorimit të veturave zyrtare për nevoja personale. Madje për vite të tëra kanë ekaspozuar fakte, fotografi e dëshmi tjera për keqpërdorimet e zyrtarëve komunalë e qendrorë, sidomos të veturave zyrtare dhe të privelegjeve tjera zyrtare shkruan Botapress.
Por kur u veshën me pushtet, i harruan kritikat e tyre dhe vazhduan avazine vjetër të ish-pushtetarëve të kaluar. Së paku kështu duket në këtë fotografi.
Mytaher Haskuka, kryetar i komunës së Prizrenit duke se ka zgjedhur veturën zyrtare për një vikend feste ne Shqipëri.
Vetura e tij zyrtare duket në rend të pritjes së veturave të tjera në pikën kufitare në Vërmicë të Prizrenit.
Athua për ku është nisur Mytaheri? (Botapress)