Sot për herë të parë në histori, mbi qiellin e Kosovës kanë fluturuar fluturaket e armatosura që janë në pronësi të shtetit të Kosovës.
Dronët në fjalë janë prodhim i Turqisë dhe të njëjtët janë dëshmuar shumë efikas në luftën e Ukrainës dhe luftën Azerbaixhan-Armeni.
Kujtojmë, që nga viti 1999 kur ka përfunduar lufta, hapësirën ajrore të Kosovës e kontrollon NATO./Telegrafi/