Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, pensionohet sot. Këtë e bëri të ditur kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në fillim të mbledhjes së sotme të Kryesisë.
Konjufca e ka uruar Krasniqin, duke e falënderuar për kontributin e dhënë ndër vite në këtë institucion.
Njeriu i cili i kishte qëndruar pranë Jakup Krasniqit, Kadri Veselit, Vjosa Osmanit e tashmë edhe Glauk Konjufcës ishte pikërisht sekretari i Përgjitshëm i Kuvendit, Ismet Krasniqi.
Kuvendi të enjten mban dy seanca, shqyrtohet Ligji për zgjedhjet e përgjithshme
Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm përbëhet nga dy Drejtoritë e Përgjithshme dhe njësitë organizative:
a. Drejtoria e Përgjithshme për Çështje Ligjore dhe Procedurale;
b. Drejtoria e Përgjithshme e Administratës.
• Drejtoria për Protokoll dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare;
• Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun;
• Drejtoria për Prokurim. Nën mbikëqyrje të drejtpërdrejtë të Sekretarit të Përgjithshëm janë edhe:
• Auditori i Brendshëm, dhe
• Zyrtari Certifikues për Financa./Botapress.info/