Rasti ka ndodhur në fshatin Ramun të Komunës së Pejës, në vendin e punës ku viktima dyshohet se aksidentalisht është plagosur nga shoku i tij.
Kjo është gjendja shëndetësore e të riut që u qëllua sot në Drenas
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sot rreth orës 8:00 policia nga spitali rajonal i Pejës , emergjenca e spitalit është njoftuar se kanë pranuar një person të plagosur nga arma e zjarrit. Menjëherë ju kanë përgjigjur rastit ,viktima është plagosur në këmbën e djathtë personeli mjekësor ka intervenuar dhe është i ndalur në spital për tretman mjekësor”, ka thënë Gashi.
Gashi u shpreh se i dyshuari është paraqitur në stacionin e policisë dhe e ka sjellë armën me të cilën është kryer vepra, ndërsa viktima dhe i dyshuari kanë thënë se janë shokë dhe plagosja ka ndodhur aksidentalisht.
“I dyshuari i rastit është vet paraqitur në stacionin policorë dhe e ka sjell dhe dorëzuar armën me të cilën është kryer vepra. Sipas viktimës dhe të dyshuarit të cilët janë shokë në mes vete, plagosja ka ndodh aksidentalisht në vendin e punës ku ata punojnë”, ka thënë ai.
Rasti sipas Gashit, është cilësuar “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim i pa autorizuar i armës” dhe “Dëmtim i lehtë trupor”.
“Kanë deklaruar të dytë që janë shokë dhe e kanë pranuar që rasti ka ndodh aksidentalisht. Viktima është duke marr tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë”, tha Gashi./Botapress.info/