Në Vitomiricë të Pejës është arrestuar një person pasi që i njëjti kishte rrahur të fejuarën e tij.Përveç dhunës fizike, ai ndaj saj kishte ushtruar edhe dhunë psikike, shkruan Indeksonline.
“Fsh. Vitomiricë, Pejë 29.05.2021 – 06:00. Me 07.06.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj të fejuarës së tij viktimës femër kosovare, e cila kishte pësuar lëndime trupore. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”.