Lëvizja Vetëvendosje së fundi ka nisur të hedhë akuza ndaj partive të tjera se po e luftojnë mërgatën dhe se ato kanë gjetur “një armik” të ri me të.
Krejt ky diskurs u nxit rreth caktimit të datës së zgjedhjeve, duke pretenduar se më 28 dhjetor diaspora do të jetë më prezente në vend për të marrë pjesë në procesin zgjedhor.
Preferencën e partive tjera që ato të mbaheshin më 21 dhjetor, Vetëvendosje po e portretizon si luftë ndaj mërgatës.
Për këtë ka reaguar së fundmi analisti politik, Lulzim Peci, i cili e cilësoi si “kauzën më të shpifur politike” në historinë e re të Kosovës.
“Nuk besoj se në Kosovë ka njeri që është kundër diasporës. Përkundrazi, është pothuajse e pamundur të gjesh një familje në vendin tonë që nuk e ka të paktën një anëtar të saj duke jetuar jashtë Kosovës. Prandaj, të akuzosh dikë se është “kundër diasporës” në thelb do të thotë ta akuzosh se është kundër vetë familjes së tij. Pikërisht për këtë arsye, kjo është ndoshta kauza më e shpifur dhe më e paturpshme politike në historinë e re të Kosovës”, tha ai.
Për përpjekjet e Vetëvendosjes dhe kreut të saj, Albin Kurt, për të përfituar politikisht nga kjo temë kanë paralajmëruar edhe njohës të tjerë të fushës.



Të tjera
Aktuale
Pezullohet drejtori i një shkolle në komunën e Gjakovës, dyshohet se ngacmoi seksualisht një 17-vjeçare
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka
Aktuale
Policia apelon për kujdes ndaj mesazheve mashtruese në emër të bankave
Policia e Kosovës, i është drejtuar
Aktuale
Ish-nënkryetarja e LDK-së i bashkohet ekipit të Kurtit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka