Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka vazhduar replikat me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, ajo e ka akuzuar ministrin se po i detyron punëtorët të punojnë dhe të shtunave dhe të dielave, përcjellë Gazeta Botapress.
Musliu duke folur për ATV, ka thënë se Peci po i detyron punëtorët të punojnë edhe ditëve të pushimit. Ajo tutje ka shtuar se kjo çfarë po bënë Peci është shkelje e të drejtave të njeriut.
“Ministrinë e ka bo lëmsh. E ka lëshu një shef të kabinetit që ju bën presion secilën ditë punëtorëve, i detyron me punë edhe të shtunën dhe të dielën. Njerëzit kanë plane, është koha para festave dhe kjo është shkelje e të drejtave të punëtorëve”, ka thënë ndër të tjera ajo./Botapress.info/