Pas betimit në seancën inauguruese të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Jugut, kryetari i ri Faton Peci në një deklarim për media tha se vendimet e para që do të ndërmarrë do të fokusohen në mbështetjen e fëmijëve me nevoja të veçanta dhe në prioritetet arsimore të komunës.
Ai paralajmëroi formimin e një komisioni të posaçëm komunal për vlerësimin e nevojave të tyre dhe theksoi se arsimi do të jetë fusha e parë ku do të nisë angazhimi i tij institucional.
“Pesë vendimet e para janë vendime të vullnetit të mirë. Vendimi i parë është themelimi i komisionit komunal për vlerësimin e nevojave të fëmijëve të cilët kanë nevoja të veçanta për të pasur të qartë se sa asistentë në mbështetje dhe në përkrahje të fëmijëve për nevoja të veçanta është në sistemin arsimor të komunës. Arsimi do të jetë njëra nga prioritetet e mia të para, vizitën e parë do ta kemi në kopshtin e qytetit të hënën bashkë me presidenten Vjosa Osmani”, tha ai.
Më tej ai tha se “Unë do të jem në mbështetje të koalicionit VV-së për shkak se na duhet partneriteti edhe mbështetja e qeverisë për të implementuar një pjesë të konsiderueshme të programit dhe zotimeve që kam pasur për Mitrovicën”.
I pyetur për mungesën në seancë të ish-kandidatit të PDK-së për kryetar të komunës, Arian Tahiri, Peci theksoi se nuk e di arsyen e mos pjesëmarrjes, duke shtuar se e ka përshëndetur në fjalimin e tij.
“Unë fjalimin tim e kam pasur një përshëndetje për të, ai mungoi por megjithatë nuk i di arsyet, mund të jenë rrethana objektive”, tha Peci.



Të tjera
Lajme
Forcat amerikane pengojnë mbi 70 cisterna nafte të hyjnë dhe të dalin nga portet iraniane
Bllokada e SHBA-së po pengon më
Aktuale
Pse u shty shpallja e aktgjykimit për katërshen e UÇK-së në Speciale?
Teksa disa në Kosovë shprehën pakënaqësi
Aktuale
Mirena akuza Spahiut se po i sulmon njerëzit që po largohen prej Kurtit
Iliri Mirena, i ftuar në Pressing