Themeluesi i KIPRED, Lulzim Peci, ka thënë se heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës dhe ligji i ri i SHBA-së, krijojnë mundësi për Qeverinë e re të Kosovës që do të dalë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, megjithatë sipas tij, nëse vazhdohet me qasjen e deritashme, Kosova rrezikon përsëri të lëviz mes ngecjes dhe sanksioneve.
Peci ka shkruar se t’i quash këto zhvillime si fitore është keqinterpretim dhe manipulim.
“Vendosja e masave të BE-së ishte humbje strategjike. Heqja e tyre nuk përbën sukses diplomatik, por thjesht menaxhim të dëmit të shkaktuar nga amaterizmi I Qeverisë së Kosovës në trajtimin e marrëdhënieve me partnerët kyç.
Po ashtu, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare i Shteteve të Bashkuara nuk mund dhe nuk duhet të paraqitet si rezultat i ndonjë angazhimi diplomatik të Kosovës”, ka shkruar ai.
Themeluesi i KIPRED ka thënë se humbja reale për Kosovën është ndërprerja e Dialogut Strategjik, që paraqet sinjal alarmi për secilin shtet serioz.
“Humbja reale për Kosovën është gjithashtu ndërprerja e Dialogut Strategjik me Ëashingtonin, i cili paraqet një sinjal alarmi për çdo shtet serioz.Aleancat nuk ruhen me slogane, por me koordinim, parashikueshmëri dhe besueshmëri. Megjithatë, kostot e politikave të papërgjegjshme, në fund, i paguan populli, ndërsa politikanët që i kanë shkaktuar ato edhe mund të vazhdojnë ta shijojnë pushtetin, kuptohet, me fraza që tingëllojnë bukur”, ka shkruar ai.



Të tjera
Aktuale
Aeroplani nga Prishtina xhiro 20 minuta mbi Zurich për shkak të ngarkesës së aeroportit
Një fluturim nga Prishtina për në
Aktuale
IKSHPK: Informacionet se vaksina MMR shkakton autizëm janë të pasakta
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të
Aktuale
Elezi: Rinumërohen 1,142 nga 2,557 vendvotime, procesi përmbyllet plotësisht në 11 komuna
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve