Partia Demokratike e Kosovës ka bërë me dije se do ta padisë për shpifje deputetin e VV-së, Artan Abrashin, i cili sot ka akuzuar këtë parti për vrasje kundërshtarëve politik.
Sekretari i kësaj partie, Betim Gjoshi, ka bërë me dije se PDK-ja tashmë ka përgatitur padinë për shpifje ndaj deputetit Abrashi, e cila do t’u dorëzohet organeve të drejtësisë.
Kryetari i Zveçanit kërkon takim me kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani
“Sot kemi lexuar një deklaratë shpifëse të një deputeti të Kuvendit të Kosovës, e cila, po të mos ishte kaq absurde, e ligë dhe fyese, do të ishte qesharake. Gjithsesi, Partia Demokratike e Kosovës nuk do ta kaloj pa veprime një shpifje të tillë”.
“PDK tashmë ka përgatitur padinë për shpifje ndaj deputetit Artan Abrashi, e cila do t’u dorëzohet organeve të drejtësisë. Me shpifje të tilla do të merret vetëm drejtësia dhe ne presim që të gjithë, pa përjashtim, edhe zyrtarët publikë, të marrin dënimin e merituar”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Faceboook”.
Ai ka vlerësuar se asnjë deklaratë shpifëse nuk do ta mbulon humnerën në të cilën ka rënë pushteti.
“Megjithatë, as një deklaratë e tillë, e pabazuar dhe shpifëse, nuk do të arrijë të mbulojë humnerën në të cilën ka rënë ky pushtet – përmes aferave të vazhdueshme abuzive dhe korruptive. Koordinimin me kriminelët serbë, vjedhjen e rezervave shtetërore, hajninë me energjinë, trafikimin e lëndëve narkotike dhe keqqeverisjen – nuk kanë më fuqi dhe kredibilitet, as moral e as politik, që ta mbrojë askush – aq më pak një deputet i dobët si Artan Abrashi”, ka shkruar Gjoshi.