Pasionanti i veturave: Për ta bërë “Golf 2” veturë të re investova 10 mijë euro, e dashura ime e pëlqen

Fabian Berisha nga Prizreni prej 12 vitesh ka një veturë të tipit “Golf 2”-sh. Në këtë veturë, ai ka investuar rreth 10 mijë euro.

Nëse do të duhej ta shiste, ai shprehet se do ta kishte shumë të vështirë të vendoste.

LEXO EDHE KETE

Moti për 5 ditë:Priten reshje bore

“Unë këtë veturë e posedoj që 12 vite. Vëllai ma ka ble. Kur i shihsha kerret e restaurume dojsha me pas edhe unë një” – tha fillimisht ai.

Berisha thekson se të gjitha pajisjet e veturës së tij janë origjinale.

“Muzika më ka kushtuar rreth 3000 euro. Por investimi total është rreth 10 mijë euro” – bëri të ditur Berisha.

Ndër tjerash, Fabiani thotë se nuk do ta shesë dhe se nuk tenton ta ndërroj me vetura të tjera. Pasi sipas tij vetura “golf 2” nuk pëlqehet nga femrat.

Megjithatë, e dashura e tij e ka pëlqyer veturën e tij.

“Femna jem se ka pasë problem me hip edhe kur u kanë i thjesht edhe tash” – tha ai./Botapress.info/

 

ngjashme