Pasaportat më të mira për ta mbajtur në vitin 2023, janë zbuluar në një indeks të ri global. Emiratet e Bashkuara Arabe kanë zënë vendin e parë për këtë vit. Kurse në rajon, Kosova ka dalë e fundit, duke u renditur e 175-ta.
Megjithatë, nga 199 shtete, Kosova ka lënë prapa vetëm 24 shtete të tjera të botës. Ka 40 pikë të përgjithshme dhe të drejtë udhëtimi në 56 vende.
“Nuk e di” është përgjigja e vazhdueshme e dëshmitarit të pestë në Hagë
Derisa, Luksemburgu u konsiderua si vendi me pasaportën më të fuqishme për dy vjetët e fundit me radhë – viza e rangut më të lartë të këtij viti mund të jetë surprizë. Nga 199 kombet në listë, të përpiluar nga “Nomad Capitalist”, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë zënë vendin e parë për vitin 2023.
Të gjitha vendet u renditën sipas pesë kritereve: mundësitë e udhëtimit pa viza, taksimi i qytetarëve, mundësitë e dyshtetësisë, perceptimi dhe liria personale.
Pasaporta e Emirateve është ngjitur në listë sepse ka privilegje udhëtimi pa viza në shumicën e vendeve – 181 në total – pa taksa mbi të ardhurat dhe një prani gjithnjë në rritje në skenën botërore.
Këta faktorë, ndër shumë të tjerë, e bëjnë atë një vend tërheqës për qytetarët aspirues globalë.
Sipas listës, Serbia është në vendin e 66-të, Mali i Zi në vendin e 76-të, Maqedonia e Veriut në vendin e 81-të, Shqipëria në vendin e 91-të dhe Kosova në vendin e 175-të.
Shqipëria ka marrë 75 pikë në total dhe ka mundësi udhëtimi në 115 shtete. /Botapress.info/