Pas Vuçiqit, edhe Gjuriqi fjalë të rënda ndaj Turqisë për dronët e FSK-së

Dronët që Turqia i shiti Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zgjuar reagime të ashpra të shtetit serb, ku më i fundit, Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, “dënoi fuqishëm” shtetin turk për furnizim të Kosovës me fluturaket goditëse.

Gjuriq tha se është “ndërhyrje dashakeqe” nga Turqia dhe se Serbia “do ta merrë këtë në konsideratë në veprimet e ardhshme” bilaterale me Turqinë.

“Vendimi i autoriteteve turke për t’i dhënë armë vdekjeprurëse Kurtit përbën një hedhje vaji në zjarr dhe një shembull kryesor të ndërhyrjes së keqe në çështjet rajonale me pasoja destabilizuese. E dënoj fuqimisht këtë veprim të njëanshëm dhe të paligjshëm, i cili përbën një hap prapa në përpjekjet për të normalizuar marrëdhëniet në rajon dhe një inkurajim për politikën e agresionit ndaj serbëve dhe komuniteteve të tjera në Kosovë. Ajo që i duhet Kosovës nuk janë dronë vrasës, por respekt për të drejtat themelore të njeriut të të gjithë qytetarëve, normalizim të marrëdhënieve dhe zhvillim ekonomik.Serbia do të duhet ta marrë në konsideratë këtë veprim në veprimet e saj të mëtejshme”, shkroi ai në “X”.

Të tjera

Lajme

Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit

Sot parashikohet të mbajë mot me

Aktuale

Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë

Besimtarët myslimanë po festojnë ditën e

Aktuale

Kongresisti amerikan takon Abdixhikun dhe Osmanin në fillim të vizitës

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike